Flash News

KRYESORE

Ndërron jetë gazetarja Suzana Dibra

Gazetarja e ‘Radio Shkodra’, Suzana Dibra, është ndarë nga jeta. Ajo ka punuar në këtë institucion thuajse 40 vite dhe spikaste për zërin e saj të veçantë. Lajmi është bërë i ditur nga kolegu i saj Adrian Hoti, i cili nëpërmjet një statusi në Facebook shkruan se ai e priste sot për të dhënë lajmet bashkë.

“RIP!

Suzana Dibra, zeri embleme i Radio Shkodres, tashme do te na mungoje..!

E prisnim ne Radio sot per te dhene bashke edicionin e lajme kryesore por na erdhi lajmi i trishte i ndarjes se saj nga jeta..!!! Zana Dibra, mikja dhe kolegia jone e mire, na shokove dhe trishtove pa mase me vdekjen e parakohshme!

Pushofsh ne paqe!”.

Kolegia Merisa Gjoni: “Jo gjithmone ka lajme te mira! Ky eshte nder ato lajme qe asnjehere s’do doja te jepja! Pushofsh ne paqe Suzana Dibra! Do kujtohesh gjithmone per zerin unik!”- shkruan Hoti.

Gazetarja Dibra ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak.

Të fundit