Flash News

KRYESORE

Shënohet viktima e parë me Covid-19 në Shkodër, 80 vjeçarja vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese

Shënohet viktima e parë me Covid-19 në Shkodër, 80
Në Shkodër u shënua viktima e parë e COVID-19. 80 vjeçarja e infektuar me koronavirus dhe që ishte e shtruar në spitalin e Shkodrës ndërroi jetë dje në mbrëmje. E moshuara vuante nga disa sëmundje të tjera si tension, zemra dhe diabeti, raporton Ora News. Po ashtu në spitalin infektiv ka ndërruar jetë mbrëmë nga infarkti kardiak një paciente 84-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar edhe pozitive me COVID-19. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, që njofton se pacientja me inicialet S.D, e shtruar prej 4 ditësh në spitalin infektiv kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese: artrit reumatoid, fibrilacion arterial dhe hipertension.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Me dy vdekjet e fundit, numri i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë ka arritur në 20.

Të fundit