Flash News

KRYESORE

Ndërron jetë Helmut Kohl, i njohur si ‘Kancelari i Bashkimit’ të Gjermanisë dhe mentori i Angela Merkel

Ndërron jetë Helmut Kohl, i njohur si ‘Kancelari i

Ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare, ish-kancelari Helmut Kohl, një prej figurave më të rëndësishme të politikës gjermane në gjysmën e shekullit të 20-të. Ai ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Rhineland-Palatinate.

Kohl u bë kancelari më jetëgjatë i Gjermanisë që pas Bismarkut, duke e drejtuar vendin nga viti 1982 deri më 1998. Ai njihet edhe si “kancelari i bashkimit”, pasi nën drejtimin e tij Gjermania Perëndimore dhe ajo e Lindjes u bashkuan me rënien e komunizmit.

Helmut Kohl ka qenë një mbështetës i madh i Bashkimit Europian dhe së bashku me kolegët francezë hodhën themelet e këtij unioni që ekziston sot.

Ai njihet edhe si mentori i kancelares aktuale të Gjermanisë, Angela Merkel.

Të fundit