Flash News

KRYESORE

Ndërron jetë infermieri në Spitalin Amerikan, dyshohet nga mbidoza e heroinës

Ndërron jetë infermieri në Spitalin Amerikan, dyshohet nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në Spitalin Amerikan 3, në Tiranë, ku një infermier i reaminacionit është gjetur i vdekur nga kolegët e tij.

Bëhet fjalë për një 32 vjeçar, banues në kryeqytet, i cili është gjetur pa shenja jeta në ambientet e brendshme të spitalit. Infermieri ka ndërruar jetë rreth orës 02:00 të mëngjesit dhe burime të sigurta nga Spitali Amerikan bëjnë të ditur për Politiko.al se shkak i vdekjes dyshohet të ketë qenë mbidoza nga heroina.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se konsumimi i drogës nga i riu nuk ka ndodhur për herë të parë mëngjesin kur ka ndërruar jetë, por kolegët e tij e kanë parë të kryejë një veprim të tillë të paktën edhe dy herë të tjera.

32 vjeçari ishte pjesë e stafit të këtij spitali që kur është inauguruar godina e re vitin e kaluar.

Spitali Amerikan është munduar të mbajë të fshehtë ngjarjen për shkak të frikës nga dëmi që mund t’i shkaktohet imazhit.   

Të fundit