Flash News

KRYESORE

Ndërron jetë ish-politikani shqiptar Sherafedin Sylejmani

Mbrëmjen e djeshme ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare, ish-kryetari i Prishtinës, politikani, gazetari dhe autori i një libri për kryeqytetin, Sherafedin Sylejmani. Sylejmani ka qenë kryetar i komunës së Prishtinës gjatë viteve 1963-1967 si dhe mësues në fshatin Krajishtë të Lipjanit. Gjatë viteve ‘50 është emëruar gazetar dhe redaktor i emisioneve në gjuhën turke në Radion e Prishtinës.

Në vitin 2010, Sylejmani botoi librin monografik për kryeqytetin “Prishtina ime”, në të cilin ka ofruar dëshmi të çmuara mbi zhvillimin dhe rrjedhat e jetës në qytet gjatë kohës sa ishte udhëheqës i tij, por edhe të periudhave paraprake. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 12:00, në varrezat e qytetit të Prishtinës.

 

Të fundit