Flash News

KRYESORE

Ndërron jetë Little Richard, themeluesi i Rock’n’Roll

Këngëtari i njohur Little Richard ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare. Këngëtari njihet si një ndër themeluesit e muzikës Rock`n`Roll. Revista “Rolling Stone” shkruan se lajmi është konfirmuar nga djali i artistit Danny Peniman.

Nuk ka ende asnjë informacion për shkaqet e vdekjes por sipas revistës, këngëtari vuante nga disa probleme shëndetësore dhe më parë ai i ka mbijetuar edhe një goditjeje në tru dhe një infarkti në zemër.

Little Richard, emri i vërtetë i të cilit është Richard Penniman,është konsideruar gjithmonë si një nga artistët më me ndikim në industri.

Të fundit