Flash News

KRYESORE

Ndërron jetë "Lolita", aktorja që shkaktoi shumë polemika

Në moshën 73-vjeçare ka ndërruar jetë aktorja Sue Lyon, e cila ka interpretuar rolin e "Lolitës" në filmin e Stanley Kubrick të vitit 1962.

Aktorja ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në Los Angeles.

Roli i saj ka shkaktuar shumë polemika asokohe pasi ka qenë vetëm 14-vjeçe kur ka interpretuar këtë rol që kërkonte guxim. autori i librit "Lolita", Vladimir Nabokov, e përshkroi aktoren si perfekte për rolin e 12-vjeçares.

[caption id="attachment_346951" align="alignleft" width="1296"] Lolita (1962)
Directed by Stanley Kubrick
Shown: James Mason, Sue Lyon[/caption]

Historia ishte që një burrë fiksohet me një vajzë 12-vjeçare dhe rolin e vogëlushes e luajti aktorja Sue kur ishte vetëm 14-vjeçe. Ajo u përzgjodh mes 800 vajzave të tjera.

Karriera e saj si aktore zgjati deri në vitin 1980 dhe ka luajtur në më shumë se 20 filma gjatë kësaj kohe.

Të fundit