Flash News

KRYESORE

Ndërron jetë “Mbretëresha e Kashmirit”, Laura Biagiotti

Ndërron jetë “Mbretëresha e Kashmirit”, Laura

Stilistja italiane Laura Biagiotti ka ndërruar jetë për shkak të një ataku kardik. Biagiotti do të mbushte 74 vjeç në gusht, vdiq mbrëmjen e djeshme, pasi ishte shtruar në spitalin Sant’Andrea të Romës. Lajmin e ka bërë të ditur vajza e saj Lavina përmes një statusi në rrjetet sociale me një pjesë nga Ungjilli i San Giovanni : ‘Në shtëpinë e Atit tim ka shumë vende. Nëse jo do t’ua kisha thënë. Unë po shkoj të përgatis një vend”.

Gjysëm shekulli krijimtari që e shtyu atë të udhëheq “Made in Italy””, mes pak stilisteve gra, së bashku me Krizia, në pushtimin e tregjeve botërore, duke u bërë e para stiliste që sfiloi në Kinë në 1998, në Pekin, dhe e para që prezantoi veshjet e saj në Teatrin e Madh të Kremlinit në Moskë,në ish selinë e vjetër të Pcus.Deri sa u kurorëzua nga Neë York Times si “Mbretëresha e Kashmirit”.

 

Të fundit