Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Ka ndërruar jetë sot, motra e vetme e ish-kryeministrit Sali Berisha. Lajmin e hidhur e bëjnë të ditur në rrjete sociale, miq të familjes Berisha. Hajrie Ram Osmani – Berisha ishte 6 vjet më e madhe nga Sali Berisha. Ish-kryeministri Sali Berisha ka pasur një konsideratë e respekt të madh për motrën. “Por në familje ajo ishte mbretëresha dhe nëna që vigjilonte me angazhimin total se mos po ndodh ndryshe dhe ndryshe nuk mund të ndodhte”, ka deklaruar dikur në një emision televiziv, ish-kryeministri Sali Berisha. Nga ana tjetër edhe motra, Hajria, ndjehej krenare për vëllanë e saj:
Unë jam krenare që jam motra e Sali Berishës
“Unë jam krenare që jam motra e Sali Berishës, qoftë Kryeministër, kryetar i PD-së, President, apo një qytetar i thjeshtë. Për mua ai është dhe mbetet vëllai më i mirë në botë, sepse është i tillë. Një njeri i dashur, i respektuar, që përpiqet të të ndihmojë, por mbi të gjitha ai është i drejtë. Ndaj siç më ka ndodhur që të dëgjoj njerëz që e shajnë, më kanë takuar edhe njerëz që e duan. Madje, kanë ardhur dhe më kanë dhënë dorën duke i uruar që të jetë me sa më shumë jetë, sepse tek ai shohin udhëheqësin e duhur. Por asnjëherë nuk kam ndenjur në të madh se jam motra e tij”.
Hajrie Ram Berisha, Kodër Kamëz, 26 Gusht 2010
***
Mbështetje emocionale e të voglit Berisha…
Motra ishte 6 vjet para meje, ajo bënte gjithçka që të derdhte të gjithë dashurinë mbi mua. Më ka mësuar të lexoj 5 vjeç. Nuk kanë të përshkruar aktet e saj të dashurisë ndaj meje. Por në familje ajo ishte mbretëresha dhe nëna që vigjilonte me angazhimin total se mos po ndodh ndryshe dhe ndryshe nuk mund të ndodhte. Pse më ka shërbyer kjo? Për të më dhënë sensin e barazisë, shumë i domosdoshëm.
Sali Berisha, Intervistë në TV “Agon”, Tiranë, 30. 11. 2013