Flash News

KRYESORE

Ndërron jetë në Letoni ushtaraku Klodian Tanushi

Ndërron jetë në Letoni ushtaraku Klodian Tanushi

Komandanti Klodian Tanushi, që mbeti i plagosur para disa ditësh në Letoni gjatë një misioni të NATO-s humbi jetën këtë të premte. Lajmin e bëri të ditur ministrja Olta xhaçka me anë të një statusi në Facebook.

“Një lajm tjetër i dhimbshëm vjen nga Letonia. Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forward Presence”, major Klodian Tanushi humbi pak çaste më parë betejën e fundit me jetën. Me zemër e me shpirt i gjendemi pranë familjes, bashkëshortes e tri fëmijëve në këtë ditë zije. Do t’ju mungojë atyre, por do të na mungojë të gjithëve ne që patëm fatin ta njohim. Do mbetesh përjetë në mendjen e zemrën tonë Klodi, miku ynë”, shkruan ministrja.

Nga shperthimi humbi jeten edhe efektivja Zarife Hasanaj, ndersa vijon te jete ne spital ushtaraku tjeter Julian Kapaj.

Të fundit