Flash News

KRYESORE

Ndërron jetë nga tumori legjenda angleze

Ndërron jetë nga tumori legjenda angleze

Legjenda e Totenhemit, Alan Gilzean humbi betejën me tumorin duke ndërruar jetë sot në moshën 79-vjeçare. Gjatë karrierës së tij 10-vjeçare tek Totenhemi, ka zhvilluar edhe 300 ndeshje.

I linduar në Skoci, Gilzean e filloi karrierën e tij me Dundee, ku shënoi 169 gola në 190 ndeshje të zhvilluara. Ai ishte një nga kontribuuesit kryesore për klubin që fitoi ligën skoceze në vitet 1961-62 dhe pastaj arriti në gjysmëfinale të Kupës së Evropës sezonin e ardhshëm. Totenhem vendosi që t’a blejë atë në dhjetor të vitit 1964 për një shumë prej 72.500 mijë paund.

Sulmuesi zgjodhi që të luajë me gjigantët e Premier League, pavarësisht interesit që pati edhe skuadra italiane e Torinos. Ai shënoi 93 gola për Spurs në 343 ndeshje të luajtura dhe ishte pjesë e skuadrës fituese të FA 1967.

Të fundit