Flash News

KRYESORE

Ndërron jetë një tjetër anëtare e familjes Lala

Ndërron jetë një tjetër anëtare e familjes Lala

Një tjetër pjesëtare e familjes Lala, 64 vjeçarka Fiqirete Lala, ndërroi jetë. E moshuara ishte nusja e djalit të madh të Sahadete Lalës 79 vjeçe. Ajo nuk jetonte në vilën që u shemb nga tërmeti, në zonën e ish kënatës.

Por ajo të mërkurën, në momentin që ka marrë vesh që është shembur vila dhe ka zënë brenda anëtarët e familjes i ka rënë infarkt nga dhimbja e madhe. E moshuara u dërgua në spital dhe iu nënshtrua një operacioni, por pas varrimit të tetë anëtarëve të familjes ndërroi jetë.

I vetmi i mbijetuar nga shembja e banesës së familjes Lala në Durrës është 17-vjeçari Ramë Lala. Gjendja e tij shëndetësore vazhdon të ngelet jo e stabilizuar, e ai u dërgua në Itali, për të marrë një mjekim më të specializuar.

Të fundit