Flash News

KRYESORE

Ndërron jetë një tjetër pacient me COVID-19, shkon në 49 numri i viktimave

Ndërron jetë një tjetër pacient me COVID-19, shkon në

Një tjetër pacient ka ndërruar jetë, i cili ishte infektuar me koronavirus. Bëhet fjalë për një 66-vjeçar nga Tirana, i cili ndërroi jetë në spitalin infektiv në QSUT, i konfirmuar me COVID19, i shtruar prej një jave në gjendje të rëndë.

Gjendja e tij është përkeqësuar si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe pavarësisht frymëmarrjes së drejtuar, terapisë intensive medikamentoze dhe kujdesit të stafit mjekësor, 66-vjeçari, i cili vuante nga diabeti dhe hipertensioni, nuk ka mundur të mbijetojë.

Ka shkuar në 49 numri i shqiptarëve që e kanë humbur betejën me COVID-19, ndërsa vijon të ketë raste të rënda që po trajtohen në shërbimin infektiv.

 

Të fundit