Flash News

KRYESORE

Ndërron jetë personi i katërt nga gripi AH1N1

Ndërron jetë personi i katërt nga gripi AH1N1

Në Spitalin e Sanatoriumit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë ka ndërruar jetë personi i katërt nga gripi AH1N1.

Lajmi është konfirmuar nga shefja e departamentit të epidemiologjisë, Silva Bino, e cila ka pohuar se gruaja e moshës, 75-vjeçare, humbi jetën pasi u prek nga ky virus.

Gruaja mësohet se ka humbur jetën një natë më parë, si pasojë e komplikacioneve të pneumonisë dhe sëmundjeve të tjera shoqëruese. E moshuara është viktima e dytë e gripit në 24 orët e fundit.

Kujtojmë që ditën e djeshme një 34-vjeçar nga Elbasani, humbi jetën si pasojë e virusit që ishte bashkuar me sëmundjen në pneunomi në të dy mushkëritë.

Të fundit