Flash News

KRYESORE

Ndërron jetë profesori dhe mjeku i njohur Ortoped, Panajot Boga

Është ndarë nga jeta profesori dhe mjeku i njohur i Ortopedisë, Panajot Boga.

Nuk bëhet me dije ende shkaku i vdekjes së tij, por reagimet e para vijnë nga rrjetet sociale. Rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata, ka publikuar një shënim për profesorin dhe mjekun. Edhe ish ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Panajot Bogës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Panajot Boga ka drejtuar Shërbimin e Ortopedisë për shumë vite, ndërkohë që edhe shërbimi Ortopedik në Spitalin Ushtarak mban emrin e tij.

Botimet dhe studimet e profesor Bogës janë të shumta, duke shërbyer si literaturë akademike dhe tekste referimi për shkencën e mjekësisë dhe ndihmëse për ortopedët e rinj. Ai është autor i pesë teksteve mësimore, me qindra artikuj shkencorë, referues shkencor në konferenca europiane mbi ortopedinë, si dhe përpunues i tri teknikave kirurgjikale personale.

Të fundit