Flash News

KRYESORE

Ndërron jetë pronari i lokalit pas shpërthimit në Velipojë

Ndërron jetë pronari i lokalit pas shpërthimit në

55-vjeҫari Besnik Zenuni, pronari i lokalit i cili u përfshi nga flakët disa ditë më parë në Velipojë ka ndërruar jetë në spitalin e “Traumës”.

Kujtojmë se sipas verifikimeve të para të policisë dhe prokurorisë, çisterna e gazit me 1 mijë litra ishte vëndosur poshtë lokalit, në një bodrum jashtë kushteve teknike dhe pa lejet përkatëse. 

Grupi hetimor bën të ditur se rrjedhja e gazit ka ardhur nga çisterna, e cila ka provokuar më pas shpërthimin dhe përhapjen e flakëve, ndërsa bombolat në lokal nuk kanë shpërthyer.

Të fundit