Flash News

KRYESORE

Ndërroni rrobat (jo gratë), këshilla për sonte

Me siguri meshkujt do mendonin se i lamë "pas dore" edhe për festa madje, por jo. Politiko ka dhe një rubrikë (që iu shtua faqes tonë pikërisht në 2019-ën) që i dedikohet tërësisht meshkujve: Politiko-O-Burra.

Ndaj në këtë shkrim, ka disa ide për meshkujt, si duhet të visheni dhe çfarë shkon më shumë për ju në mbrëmjen e ndërrimit të viteve.

Vishuni si Mark Zuckerberg11 muajt e tjerë nëse dëshironi, por kur vjen puna tek mbrëmja e 31 dhjetorit duhet të keni mendjen në "mësim": është koha të rriteni. Ose të paktën bëni sikur. Për shumë njerëz, nata e ndërrimit të viteve është thjesht një kohë feste, por pse të mos reflektoni për mënyrën se si visheni?

Shtyjeni pak varkën, qoftë kjo edhe nëse do të thotë që duhet të blini një kostum enkas për këtë natë. Një kostum ndryshe nga stili i përditshëm. Por kjo nuk do të thotë të dilni si dhëndër. Disa nga ju mbase doni të dukeni festiv, ose ndoshta më sportiv. Një tjetër dëshiron që të "zhdukë" kollaret dhe të veshë xhinse.

Më poshtë keni disa ide nga të gjitha llojet e stilit.

Dhe mos harroni portofolin, se do bëni figurë të keqe.

Ah edhe produktet kozmetike: parfum dhe çdo gjë tjetër që përdorni.

Gëzuar dhe shkëlqefshi sonte !

Ju beqarët mund të "gjuani", ju të tjerët ndërroni stilin por jo gruan/partneren ;)

Të fundit