Flash News

KRYESORE

Ndërruan jetë nga aksidenti në Serbi,  identifikohen dy viktimat

Ndërruan jetë nga aksidenti në Serbi,  identifikohen dy

Ditën e djeshme dy persona mbetën të vdekur nga aksident automobilistik në Serbi. Alsat mëson se dy shqiptarët e Maqedonisë të cilët kanë dnërruar jetë janë, Burim Dalipi 37 vjeç dhe Lulzim Rexhepi 36 vjeç, që të dy nga Kërçova.

Ndërkohë po nga Maqedonia janë edhe dy fëmijët e lënduar, Ferat Dalipi, 16 vjeç dhe Fatlind Dalipi, 12 vjeç. Fëmijët e lënduar janë shtruar për shërim në spitalin në Jagodinë dhe Çuprija dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Ministria për Punë të Jashtme e Republikës së Maqedonisë më herët kishte marrë konfirmimin se dy shtetas maqedonas kanë ndërruar jetë në aksidenti zinxhiror në autostradës Nish-Beograd.

Të fundit