Flash News

KRYESORE

Ndërsa reklamonte mbrojtjen e privatësisë, Facebook hapi “portat” për gjigandët e teknologjisë

Ndërsa reklamonte mbrojtjen e privatësisë, Facebook hapi

Për vite të tëra, Facebook u dha disa prej kompanive më të mëdha të teknologjisë në botë qasje ndaj të dhënave personale të përdoruesve të saj, më tepër nga ajo që dihet deri tani.

The New York Times ka publikuar qindra faqe të dokumenteve nga “Marrëveshjet e veçanta” lidhur me këtë çështje. Të dhënat, të krijuara në vitin 2017 nga sistemi i brendshëm i kompanisë japin një pamje më të plotë të praktikave të përbashkëta të rrjetit social. Ato gjithashtu nënvizojnë se si të dhënat personale janë bërë “mallrat” më të çmuara të epokës digjitale, të tregtuara në një shkallë të gjerë nga disa prej kompanive më të fuqishme në Silicon Valley por edhe më gjerë.

Nga ky shkëmbim kishin qëllim të përfitonin të gjithë. Facebook mori një fuqi të jashtëzakonshme mbi të dhënat personale të 2,2 miliardë përdoruesve të saj – ku kontrollin mbi këto të dhëna e ka përdorur me shumë pak transparencë ose mbikëqyrje të jashtme.

Të dhënat tregojnë se Facebook ka lejuar motorin e kërkimit Bing të Microsoft për të parë emrat e pothuajse të gjithë miqve të përdoruesve të Facebook pa pëlqimin e tyre, si dhe i dha Netflix dhe Spotify mundësinë për të lexuar mesazhet private të përdoruesve të Facebook.

 

Të fundit