Flash News

KRYESORE

Ndërtim pa leje në mes të Tiranës, këshilltari i PD-së: I implikuar ish-ministri i Ramës

Ndërtim pa leje në mes të Tiranës, këshilltari i

Kryetari i grupit të Këshilltarëve të djathtë në Këshillin bashkiak të Tiranës, Kreshnik Çollaku denoncon në Facebook një ndërtim pa leje, që sipas tij po kryehet në qendër të Tiranës.

Çollaku shkruan se i implikuar në këtë ndërtim pa leje është një ish-ministër i Partisë Socialiste, por nuk jep detaje të tjera.

“Ndertim pa leje ne mes te Tiranes, ne hyrjen e baneses se Ministres se Shendetesise.

Banoret tregojne se ndertimin po e kryen nje ish minister socialist.

Banoret njoftojne policine bashkiake, inspektoratin e ndertimit, policine e shtetit.

Policet vijne, pershendeten me ndertuesit abuziv dhe largohen duke nderuar.

Banoret nuk e dine se kur ndertojne pa leje qeveritaret,miqte apo klientet e tyre...ligji nuk ka vlere dhe Abuzimi eshte Ligj !!”, shkruan Çollaku, teksa ka publikaur dhe foton e vendit ku po bëhet bëhet ndërtimi pa leje.

Të fundit