Flash News

KRYESORE

Ndërtimi i HEC-eve, qytetarët bëhen bashkë pranë gjykatës në Tiranë

Ndërtimi i HEC-eve, qytetarët bëhen bashkë pranë

Në njësinë administrative Lurë dhe Arras, qarku Dibër, në vitin 2015 Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejet për ndërtimin e hidrocentraleve SETA 1-2 dhe SETA 3-4 nga shoqëria "Hydro Seta" Sh. P.K.

Ndërtimi i HEC-it SETA 4 do t'i hapë rrugë shkatërrimit të një zone nga më të bukurat në Dibër, siç është devijimi i rrjedhës së lumit SETA dhe Ujëvarës së Sopanikës. 

Për këtë, ditën e enjte, datë 7 dhjetor 2017, ora 09:00 në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë zhvillohet gjyqi për ndalimin e ndërtimit të këtyre HECE-ve.

Qytetarët do të bëhen bashkë përpara gjykatës për të dhënë mesazhin se një bukuri natyrore si ajo e Setës në Çidhën të Dibrës nuk mund të shkatërrohet.

Të fundit