Flash News

KRYESORE

Ndërtimi i TEC-it në Korçë, kryebashkiaku dhe prefekti i përgjigjen ambientalistëve

Ndërtimi i TEC-it në Korçë, kryebashkiaku dhe prefekti i

Banorët dhe ambientalistët kanë kundërshtuar ndërtimin e termocentralit në qytetin e Korçës dhe më pas kanë reaguar edhe përfaqësuesit e pushtetit lokal.

Kryebashkiaku dhe prefekti mbështesin ndërtimin e TEC-it në qytet, vetëm nëse shoqërohet me zgjidhje për ngrohjen dhe nëse niveli i ndotjes është sipas parametrave të BE-së.

Kreu i Bashkisë, Sotiraq Filo e kundërshton ndërtimin e TEC-it në qytet, nëse nuk sjell përfitime për ngrohjen. Filo thotë se nuk ka aspak kompromis nëse TEC-i nuk shërben për ngrohjen e banorëve të Korcës dhe më pas mbetet për të analizuar nivelin e ndotjes për të vendosur nëse do të ndërtohet apo jo në qytet.

Prefekti Dhori Spirollari këmbëngul që kompania investitore të japë garanci që niveli i ndotjes të jetë sipas parametrave të BE-së.

Ky TEC, investim prej 400 milionë euro i një kompanie austriake që parashikohet të ndërtohet në afërsi të impiantit të ujërave të përdorura, ka ndezur polemika në Korcë.

 

 

Të fundit