Flash News

KRYESORE

Ndërtimi në Parkun e Butrintit, pamjet ekskluzive që e nxjerrin blof Ministrinë e Kulturës

Ndërtimi në Parkun e Butrintit, pamjet ekskluzive që e nxjerrin

Para pak ditësh Ministria e Kulturës i shpërndau medias një komunikatë shtypi ku njoftohej se nuk janë të vëretat lajmet e përhapura (edhe pse me pamje) të një ndërtimi në Parkun Kombëtar të Butrintit. Një qytetar nga Saranda i ka dërguar Politiko.al një video të shkurtër të xhiruar gjatë kohës kur punëtorët përgatisin beton dhe punojnë të patrazuar pranë një ndërtimi, i cili duket se ka disa ditë që ka nisur. Punëtorët nuk i përgjigje pyetjes "çfarë po ndërtohet këtu".

Këto pamje tregojnë qartë se babëzia e pushtetit nuk kursen as perla të trashëgimisë kulturore shqiptare e botërore, si Butrinti.

©Politiko.al

 

Të fundit