Flash News

KRYESORE

Ndërtimi në parkun e Universitetit Bujqësor, studentët dhe pedagogët ngrihen kundër vendimit të Veliajt

Ndërtimi në parkun e Universitetit Bujqësor, studentët dhe

Studentë, pedagogë dhe dekanë të Universitetit Bujqësor të Tiranës po protestojnë sot kundër vendimit të bashkisë së Tiranës për të ndërtuar një godinë në parkun e këtij kampusi. Protestës së studentëve i janë bashkuar sot pedagogu Gjok Vuksani dhe dekani i Fakultetit të Ekonomisë Agrare, Maks Meçe.

“Shpresojmë që me qëndrimin tonë të shpëtojmë një institucion që ka vlera kombëtare dhe jo për interesa private. E kuptoj që ky territor është bosh dhe çdo cep toke që shihet në këtë vend gjykohet për një kullë”, u shpreh dekani Meçe.

Ndërsa pedagogu Vuksani është shprehur: “Bashkia e Tiranës jep leje ndërtimi brenda kampusit të Universitetit Bujqësor. Sot filloi të prishet parku me bime pyjore dhe të ndërtohet një godinë. Ne pedagogët dhe studentët duhet ta mbrojmë shtepinë tonë duhet të ruajmë këtë pasuri kombëtare të biodiversitetit. As pushtuesit, as diktatori nuk e prekën hapësirën e Universitetit Bujqësor të Tiranës.”

Pavarësisht protestës, efektivët e policisë kanë ndaluar studentët që t’i afrohen kantierit të ndërtimit, ndërkohë që nga bashkia e Tiranës nuk ka ende një reagim zyrtar.

Të fundit