Flash News

KRYESORE

Ndërtimi i varrezave, reagon Ministria e Jashtme greke: Kemi hedhur hapa të rëndësishëm

Ministria e Punëve të Jashtme greke ka reaguar në lidhje me negociatat tre ditore të mbajtura në Korçë. Në deklaratën e sotme thuhet se ndërtimi i varrezave të ushtarëve grekë ishte një hap shumë i rëndësishëm.

Ministria e Punëve të jashtme greke e konsideron këtë si një hap të rëndësishëm. Dhe se çështja u diskutua në negociatat e mbajtura në Kretë mes ministrit shqiptar Bushati dhe atij grek, Kotzias. Palët kanë rënë dakord dhe janë duke u bazuar në një kornizë kohore, për zbatimin e plotë të marrëveshjes përkatëse, në mënyrë që kjo çështje të zgjidhet në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Ne mirëpresim përgjigjen e qeverisë shqiptare për këtë kërkesë të thjeshtë, që tregon se dialogu dhe bashkëpunimi  është në një frymë konstruktive dhe të hapur mund të çojnë në zgjidhjen e dallimeve dhe në krijimin e perspektivave pozitive në marrëdhëniet midis vendeve të rajonit dhe popujve”, thuhej ne deklaratën e Ministrisë së Jashtme Greke.

Në mbyllje të deklaratë thuhet se: “Ministria e Punëve të Jashtme do të vazhdojë të punojë me përgjegjësi për të mbrojtur interesin kombëtar, duke kultivuar rregullat e fqinjësisë së mirë dhe kushtet për dialog, me qëllim të ndërtimit të së ardhmes së përbashkët evropiane që meriton rajonin tonë”.

 

Të fundit