Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Ndeshja e parë e ‘Euro 2020’, dalin në shitje biletat për Shqipëri-Turqi
Më 22 mars do të fillojë sfida e Kombëtares Shqiptare të Futbollit për kampionatin evropian të vitit 2020. Kundërshtarët e parë të kuqezinjve do jenë turqit, në ndeshjen që do të luhet në stadiumin ‘Loro Boriçi’, në qytetin e Shkodrës.
Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë sot publike çmimet e biletave, të cilat nuk kanë ndryshuar nga eliminatoret e kaluara.
10 mijë lekë (të vjetra) është bileta më e lirë për Shqipëri-Turqi, në tribunat C2, C3, C4, që njihen edhe si tribunat mbrapa porte, ndërsa në tribunat C1 dhe C5 biletat kushtojnë 15 mijë lekë.
Në tribunën anësore çmimet fillojnë nga 20 mijë lekë në D1 dhe D4, deri në 30 mijë lekë në D2 dhe D3.
Biletat në sektorët A dhe B të stadiumit do të shiten nga 80 mijë lekë, ndërsa bileta në tribunën ‘vip’ kushton 180 mijë lekë.
Shqipëria renditet në grupi H të ‘Euro2020’, së bashku me Turqinë, Francën, Islandën, Moldavinë dhe Andorrën.
Pas Turqisë, kombëtarja shqiptare do të udhëtojë drejt Andorrës për sfidën e radhës më 25 mars, për t’u rikthyer në qershor për ndeshjet kundër Islandës dhe Moldavisë.