Flash News

KRYESORE

Ndeshja Kamza-Laçi përfundon me dhunë, tifozët godasin arbitrin

Ndeshja Kamza-Laçi përfundon me dhunë, tifozët godasin

Një penallti e minutit të fundit shtesë të takimit Kamza-Laçi, në favor të Laçit, ka nxitur sulme ndaj arbitrit kryesor Eldorjan Hamiti, pasi tifozët e kanë goditur atë pavarësisht ndërhyrjes së forcave të sigurisë.

Kamza po shkonte drejt fitores minimale 1-0 ndaj Laçit, ndërsa portieri Avdyli bëri një faull në zonë dhe pas 11-metërshit, Laçi arriti të barazojë, duke i hequr dy pikë nga duart skuadrës vendase.

Kjo nuk u prit aspak mirë nga tifozët dhe drejtuesit e Kamzës, të cilët në përfundimit të takimit vërshuan në fushë.

Të fundit