Flash News

KRYESORE

Ndeshja Maqedoni-Shqipëri, 4 shqiptarë në formacionin maqedonas

Ndeshja Maqedoni-Shqipëri, 4 shqiptarë në formacionin maqedonas

Në datën 5 shtator kombëtarja shqiptare e futbollit do të përballet në fushën e lojës me kombëtaren maqedonase në Strumicë një ndeshje kjo e vlefshme për Botërorin 2018. Në kuadër të kësaj përballje, Maqedonia ka publikuar listën e lojtarëve për këtë ndeshje.

Në formacionin e përballjes më Shqipërinë, ajo që vihet re në ekipin maqedonas është prania e 4 futbollistëve shqiptarë; Ferhan Hasani, Ezgjan Alioski, Visar Musliu dhe Enis Bardhi.

Ndërkohë që edhe tranjeri i kombëtares kuq e zi, Kristian Panuçi, pritet që të publikojë listën e lojtarëve në ditët në vijim.Sfida përballë Maqedonisë do të jetë e para për trajnerin e ri italian të Shqipërisë, ndërsa në Maqedoni pritet një atmosferë entuziaste në mbështetje të kuqezinjve.

Të fundit