Ndeshja me Kosovën dhe rivaliteti me shqiptarët, flet trajneri i Greqisë

Trajneri i Greqisë, John van t’Schip, sot foli për shortin që iu ra helenëve me Kosovën në Nations League. Tekniku holandez u shpreh se rivaliteti i kahershëm i shqiptarëve dhe grekëve do të mbetet vetëm në fushën e lojës.

“Mendoj se do të jetë një sfidë e vështirë. Ne si kombëtare jemi në periudhë tranzicioni dhe gjithçka do të varet nga përgatitja. Do të kemi shanset tona, nëse do jemi në ditë të mira. Në këtë fazë, nuk ka ndeshje të lehta. Kosova ka super ekip”.

I pyetur për rivalitetin shqiptaro-grek, ai komentoi: “Mendoj se rivaliteti është gjithmonë i mirë, sjell diçka më shumë në fushë. Shpresoj që të jetë vetëm në fushë, të kemi një ndeshje të mirë dhe ne të jemi fitues në fund”.