Flash News

KRYESORE

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizani të Beogradit, policia publikon planin e masave

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizani të Beogradit, policia publikon

Drejtoria e Polcisë Elbasan ka bërë të ditur planin e masave të ndërmarra në kuandër të mbarëvajtjes së ndeshjes Skëndërbeu – Partizani i Beogradit, e cila do të zhvillohet ditën e nesërme në  orën 21:05, në Stadiumin “Elbasan Arena.”

Polcia bën me dije se për mbarvajen e ndeshjes do të angazhohen 221 punonjës policie ndërsa sqaron se duke nisur nga ora 17:00 e ditës së enjte nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në zonën rreth stadiumit si dhe, po në këtë orë, do të mbyllen të gjitha bizneset dhe aktivitetet tregëtare përreth dhe në afërsi të stadiumit.

Në njoftim thuhet se janë një sërë aksesh të cilat do të bllokohen. Kështu, nuk do të lejohet parkimi i mjeteve nga Kryqëzimi i Bulevardit “Qemal Stafa” me rrugën “Kamber Sejdini” deri në dalje në unazë. Nga Kryqëzimi i Bulevardit “Qemal Stafa” deri në dalje në unazë do të jetë për parkimin e mjeteve të tifozëve vendas. Do të bllokohet rruga “Kamber Sejdini” nga Kryqëzimi i Bulevardit “Qemal Stafa” deri tek Kryqëzimi i Tapetave. Do të bllokohet Bulevardi “Aqif Pasha” nga Stadiumi deri tek Kryqëzimi i Shatërvanit, nuk do të lejohet parkimi dhe lëvizja e mjeteve.

Policia njofton se të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë  në këtë aktivitet, duhet të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë  identiteti si dhe të mos kenë me vete, sende të forta, shishe (të çfarëdolloji), fishekzjarre, monedha apo metale, çelësa të ndryshëm, apo banderola me mbishkrime nxitëse dhe raciste pasi në të kundert nuk do të lejohen të futen në stadium.

Të fundit