Flash News

KRYESORE

Ndeshja Shqipëri-Norvegji, rrugët që do bllokohen

Ndeshja Shqipëri-Norvegji, rrugët që do bllokohen

Policia e Elbasanit ka bërë të ditur masat e marra në prag të ndeshjes që do të luhet në orën 19:00 mes Shqipërisë dhe Norvegjisë. Për mbarëvajtjen e saj do të angazhohen 320 forca policie ndërsa do të ketë edhe kufizim të lëvizjes në disa akse.

Duke filluar nga ora 15:00 nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve në rrugën “Kamber Sejdini” nga Kryqëzimi i Bulevardit “Qemal Stafa” deri tek Kryqëzimi i Tapetave.

Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve në Bulevardin “Aqif Pasha”.

Vendparkimet e mjeteve të UEFA-s, të mjeteve të tifozëve miq si dhe vendparkimet me autorizim do te jenë para sheshit të stadiumit.

Gjithashtu bëhet e ditur se do të merren masa për mbylljen e lokaleve që funksionojnë brenda rrethimit ku do vendosen shërbimet e policisë.

Tifozët që do të ndjekin ndeshjen në stadium duhet të jenë të pajisur me biletë dhe kartë identiteti dhe të mos kenë me vete sende të forta, shishe të çfarëdolloji, fishekzjarre, monedha apo metale të çfarëdolloji, çelësa të ndryshëm.

Të fundit