Flash News

KRYESORE

Ndeshja Skënderbeu-Laçi, futbollisti Rexhinaldo humbet ndjenjat pas përballjes

Ndeshja Skënderbeu-Laçi, futbollisti Rexhinaldo humbet ndjenjat pas

Futbollisti i ekipit të Laçit, Arturo Rexhinaldo, gjatë ndeshjes së sotme në përballjen mes Skënderbeut dhe Laçit, ka luajtur me probleme shëndetësore.

Sipas “Panorama Sport”, lojtari nga Mozambiku, menjëherë pas sfidës në Korçë nuk është ndjerë mirë pasi ka pasur të dridhura dhe gjendje të fikëti.

Stafi mjekësor i ekipit të Laçit dhe Skënderbeut i kanë dhënë ndihmën e parë futbollistit dhe me kalimin e minutave gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar, edhe pse ka qenë gjatë gjithë kohës në mbikëqyrjen e mjekëve.

Ndeshja përfundoi me fitoren 4-0 në favor të ekipit të Skënderbeut.

Të fundit