Flash News

KRYESORE

Ndeshjet e play-off/ Italia kundër Suedisë, Kroacia përballet me Greqinë

Ndeshjet e play-off/ Italia kundër Suedisë, Kroacia përballet me

Është hedhur shorti për ndeshjet e play off-it për kualifikimet e Kampionatit Botëror, ‘Rusi 2018’.

Italia do të përballet me Suedinë, si pengesa e fundit për t’u kualifikuar në Botëror, ose në të kundërt, të kaltrit do të mbeten për herë të parë jashtë këtij kompeticioni.

Ndeshje interesante është edhe ajo mes Kroacisë dhe Greqisë, dy skuadra ballkanike të cilat do kërkojnë të rikthehen sërish në Kupën Botës.

Zvicra do të luajë kundër Irlandës së Veriut, një skuadër që është rritur shumë vitet e fundit, ndërsa Danimarka do përballet me Republikën e Irlandës.

Të fundit