Flash News

KRYESORE

Ndëshkimi i Higuain pas kartonit të kuq, Salvini: Duhet ta dënonin edhe më shumë

Ndëshkimi i Higuain pas kartonit të kuq, Salvini: Duhet ta

Sulmuesi i ekipit të Milanit, Gonzalo Higuain, është dënuar me dy ndeshje pezullim nga gjykata sportive pasi i soll keq me gjyqtarin në ndeshjen kundër Juventusit.

Argjentinasi do të mungojë në sfidat ndaj Lazios dhe Parma-s, teksa do të rikthehet ndaj Torinos në datën 9 dhjetor.

I zhgënjyer nga sjellja e Higuainit ka mbetur edhe Ministri i Brëndshëm italian, Mateo Salvini, i cili është një tifoz i zjarrtë i kuqezinjve.

Madje ai është shprehur se shpresonte që ta dënonim edhe më shumë.

“Futbolli është pasqyra e vendit. Të dielën isha në San Siro dhe më ka ardhur turp për sjelljen e qendërsulmuesit të Milanit. Edhe pse jam një tifoz i tyre, shpresoja ta skualifikonin për një kohë të gjatë”, ka thënë Salvini.

Të fundit