Flash News

KRYESORE

“Ndëshkimi i të fortëve”, 36 të arrestuar në një javë

“Ndëshkimi i të fortëve”, 36 të arrestuar

Policia e shtetit, në një deklaratë për mediat, bën me dije rezultatet e finalizimit të operacionit “Ndëshkimi i të fortëve”, në kuadër të të cilit janë arrestuar 36 persona në një javë.

Falë bashkëpunimit me partnerët spanjollë e italianë, siç është bërë e njohur për mediat, u ndalua i dyshuari si drejtues i grupit kriminal “Bajri”, shtetasi Enver Bajri.

Gjithashtu pas një hetimi e ndjekje të përbashkët u ndalua në Tiranë një i kërkuar nga drejtësia italiane, i dënuar për pedofili.

Që nga mesi i muajit shtator, Policia e Shtetit ka nisur një operacion të gjerë për parandalimin e ngjarjeve, ndëshkimin dhe kontrollin e plotë të territorit.

“Sot po bëjmë me dije rezultatet më të rëndësishme konkrete të javës që lamë pas,  të cilat vijojnë të jenë premtuese, çka do të thotë se operacioni është i suksesshëm. Gjatë veprimit të Forcës së Ligjit në Territor në kuadrin e operacionit policor “Ndëshkimi i të fortëve”, nga strukturat vendore të Policisë, janë kryer kontrolle për personat me precedentë kriminal aktiv, personat në kërkim dhe personat si prishës sistematik të rendit publik.

Brenda kësaj jave janë arrestuar 36 persona vetëm në kuadrin e këtij operacioni në kontrollet pro aktive në territor, persona të identifikuar me precedentë apo prishës të rendit, të konsideruar si ‘të fortë’, për armëmbajtje pa leje; në kërkim kombëtar e ndërkombëtar” thuhet më tej në deklaratëne e policisë.

Të fundit