Flash News
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Ndëshkoi ish-skuadrën, Batha: Shokëve u thashë se do bëhesha hero
Idriz Batha sot shënoi golin e parë fiks kundër Partizanit në “Air Albania Stadium”. Mesfushori i Tiranës është mësuar me golat këtë sezon dhe goli i radhës i takoi ish-skuadrës së tij.
"Ndihem mirë. Mbrëmë ishim me shokët dhe u thashë që do jem shqiptari i parë që do shënoj në stadiumin e ri, sepse do hyj në histori se do thyejmë edhe tersin. E nuhata pak a shumë golin pasi e njoh Torassa-n. E di si kroson dhe mendova ta sulmoja portën. Topi erdhi tek unë dhe shënova”, deklaroi ish-lojtari i "Demave të kuq".
“Kur shënova, nuk mendova për tifozët e Partizanit. Ata i respektoj. Nuk mendoj se do them apo bëj diçka kundër tyre. Trajneri Egbo? Ndoshta ai mund të jetë i duhuri. Nuk gjykohet trajneri në derbi, pasi lojtarët bëhen vetë trajnerë. Mema e Ahmataj kanë shumë merita", shtoi ai.