Flash News

KRYESORE

“Ndihem shumë mirë këtu”, fjalët e para të Aleksandër Vuçiç në Kosovë

“Ndihem shumë mirë këtu”, fjalët e para të

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka mbërritur sot në mesditë në Kosovë dhe mediat vendase raportojnë se si ka hyrë në territorin e Kosovës përmes pikës kufitare në Bërnjak, në komunën veriore të Zubin Potokut.

Eskorta e Vuçiç thuhet se po shoqërohet nga forcat policore të Kosovës me koordinim e KFOR dhe EULEX.

Por, cilat ishin fjalët e tij të para për mediat?

“Jam i lumtur që jam në Kosovë. Ndihem shumë mirë këtu”, mësohet të ketë thënë Vuçiç për mediat kosovare.

Ai vizitoi Gazivodë, Shkollën e Bujqësisë në Leshak, ndërsa natën do ta kalojë në Zveçan.

Ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, të dielën, Vuçiç, në orën 08:00 do të vizitojë Qendrën Shëndetësore në Mitrovicë.

Në orën 08:30 do të qëndrojë sërish në Zveçan.

Në orën 09:15 do të vizitojë fshatin Banjë.

Në orën 11:15 do të qëndrojë sërish në Mitrovicë, dhe në orën 13:00 do të largohet nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinjë.

Të fundit