Flash News

KRYESORE

A ndihet mungesa e Ilir Metës tek LSI? Përgjigjet Monika Kryemadhi

A ndihet mungesa e Ilir Metës tek LSI? Përgjigjet Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u pyet gjatë emisionit ‘Studio e hapur’ për faktin nëse ndihet mungesa e Ilir Metës në LSI.

“Unë jo për vete nuk e ndjej. Duhet të pyesësh të tjerët. Padyshim që ndihet mungesa e tij. Përshembull mbledhjet e grupit janë shpesh të gjata. Ndihet, por njerëzit kanë krijuar idenë se në LSI nuk vihet për Ilir Metën, por për veten. Nga ana organizative unë mundohem të zëvendësoj Ilir Metën”, tha Monika Kryemadhi.

Ndërkohë e pyetur nëse këshillohet me presidentin dhe bashkëshortin e saj për çështjet politike, Kryemadhi tha se “unë nuk këshillohem me Ilir Metën për çështje politike. Kur rrimë bashkë ne kemi një kafe në lagje, ku bashkë me ne ka edhe gazetarë dhe politikanë të cilët nuk bëjnë politikë, ose i vetmi që bën politikë jam unë dhe të gjithë qeshin. Ne ulemi me të gjithë edhe me deputet e PS në kafe”.

Të fundit