Flash News

KRYESORE

Ndihma e SHBA për koronavirusin, politika shqiptare një zëri: Faleminderit Yuri Kim

Ndihma e SHBA për koronavirusin, politika shqiptare një zëri:

Pas njoftimit të ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim, se vendi i saj do të japë deri në 100 milionë dollar për të ndihmuar vende si Shqipëria për koronavirusin, reagoi dhe politika shqiptare. I pari përshëndeti kryedemokrati Lulzim Basha, që shpërndau mesazhin e Yuri Kim, duke shprehur “falenderimin për miqësinë dhe ndihmën në ditë të vështira”.

“Kryetari i PD, Lulzim Basha shpërndan mesazhin mbështetës te ambasadores amerikane per ndihmën e 100 milionë usd. Basha: Ne nuk jemi vetëm! Faleminderit për miqësinë dhe ndihmën në ditë të vështira”, shrkuajti Basha.

Të njëjtën gjë bëri dhe Presidenti Meta, që gjithashtu shpërndau në Twitter mesazhin e ambasadores Kim, duke shkruar “se miku që të gjendet në ditë të vështirë, është mik i mirë”. “Një falenderim të veçantë për solidaritetin e SHBA me vendin tonë në këto momente kritike. Një mik në ditë të vështirë është mik i mirë”, shkruan Meta.

“Faleminderi Ambasadës Amerikane në Shqipëri”, shkruan Taulant Balla nga mazhoranca, - “për mbështetjen dhe vëmendjen në këto ditë të vështira për ne, për ju dhe gjithë globin në përballjen me #Covid_19. Marrëdhëniet mes dy popujve tona dhe ato mes dy qeverive janë të rëndësisë parësore dhe strategjike. SHBA janë aleati dhe partneri ynë strategjik”, shkruan Balla.

 

Të fundit