Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Ndihmat për Shqipërinë/ Rama tregon detajet e takimit me Erdogan, zbulon edhe bisedën me Macron
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Stamboll, ku mbajti fjalën e tij në konferencën e donatorëve duke kërkuar ndihmë për Shqipërinë.
Më herët ai zhvilloi një takim me presidentin turk Erdogan, i cili ka premtuar ndërtimin e 500 shtëpive për banorët e prekur nga tërmeti në vendin tonë.
Në një prononcim për mediat Rama ka zbuluar detajet nga takimi me presidentin turk.
“Takimi me Erdogan zgjati rreth 3 orë. Folëm për shumë gjëra në të gjitha aspektet. Kemi të gjitha çadrat e nevojshme kanë filluar të instalohen, të tjerat nisen sot. Për banesat ka filluar puna, po përcaktojmë vendet. Ndihma ka qenë e gjithë anshme, nuk flaism vetëm për çadra kanë ardhur dhe njerëz, jo vetëm gjëra materiale”, tha Rama.
Kryeministri zbuloi se ka folur edhe me Macron për ndihmën në këtë situatë.
“Ai është në gatishmëri për ta mikpritur një samit të tillë për Shqipërinë, por është në diskutim. Po punojmë ndërkohë më ekspertët e huaja për të përgatitur raportin e post katastrofës”, i tha Rama gazetarit të Top Channel.