Flash News

KRYESORE

Ndihmësi po i shkon tek Arsenali, reagon Guardiola

Ndihmësi po i shkon tek Arsenali, reagon Guardiola

Pep Guardiolës nuk i pëlqen të humbë asnjë "puzlle" nga ajo që ka krijuar te Manchester City. Para ndeshjes me Newcastle, trajneri katalanas është pyetur mbi shkarkimin e Unai Emery nga Arsenali.

Spekulohet se Mikel Arteta, ndihmësi i tij, mund të pasojë spanjollin, kështu që Guardiola është ngacmuar a do ishte pro largimit të mikut të tij.

“Më vjen shumë keq për Emeryn. Shkarkimi i një trajneri nuk është kurrë lajm i mirë. Ai ka fituar 3 Europa League rresht te Sevilla dhe nuk është pak, por ky është futbolli. Arteta në Londër? Ai është bashkë me skuadrën, por nuk më takon mua të flas për këtë", është shprehur Pep.

Të fundit