Flash News

KRYESORE

Ndihmësja që i lehtëson shtatzëninë Meghan Markle

Meghan Markle është duke shijuar muajt e fundit të shtatzënisë por ndërkohë edhe duke zhvilluar takimet zyrtare të familjes mbretërore, bashkë me princin Harry.

Këto takime nuk janë dhe aq të lehta, sidomos në gjendjen në të cilën ndodhet Dukesha e Sussex-it.

Burime pranë familjes mbretërore kanë thanë për "Us Weekly" se Markle ka punësuar një “doula”( një grua që punësohet për t’i ofruar udhëzime dhe mbështetje një gruaje shtatzënë gjatë periudhës së pritjes së ëmbël), e cila viziton shtëpitë e çiftit në Oksfordshire dhe në Kensington Palace rregullisht.

Ndërkohë, burimi është shprehur duke thënë:

Meghan është përqendruar në pritjen e ëmbël dhe për momentin do që të jetë e qetë dhe pozitive derisa të vijë koha të lindë - ajo beson shumë se energjia e mirë e bën edhe më të qetë periudhën e shtatzënisë. Që kur u publikua lajmi i shtatzënisë, në tetor 2018, Princi Harry gjithashtu është duke bërë të pamundurën për t’i qëndruar afër bashkëshortes në mënyrë që ajo t’i kalojë sa më qetë këto muaj të ëmbël.

Të fundit