Flash News

KRYESORE

Ndihmoi emigrantët të kalonin kufirin, arrestohet 26 vjeçari

Ndihmoi emigrantët të kalonin kufirin, arrestohet 26 vjeçari

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar shtetasin në kërkim Ervin Llaka, 26 vjeç banues në Bilisht, pasi i ka dhënë ndihmë për të kaluar kufirin tre emigrantëve.

Ndalimi i tij u bë pasi më datë 22 Tetor 2018, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë iu ka dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit tre shtetasve të huaj nga vendet MENA (Lindja e Mesme dhe Afrikën e Veriut).

Po kështu është arrestuar edhe Erjon Vela, 36 vjeç, banues në Libohovë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 18.09.2018, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 2 kilogram lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Të fundit