Flash News

KRYESORE

Ndikimi i iPad tek fëmijët, ja çfarë thonë studimet

Ndikimi i iPad tek fëmijët, ja çfarë thonë studimet

Matematika për fëmijët, anglishtja dhe aftësitë e komunikimit përfitohen nga fëmijët nëse përdorin iPad në shkollë në mënyrë të rregullt. Kjo është një nga gjetjet e një studimi të këtij lloji i kryer në Irlandën e Veriut.

Studimi, Mobile Devices in Early Learning, u krye për dy vjet dhe përfshiu 650 nxënës në pesë shkolla fillore të Belfastit dhe pesë kopshte. Shkollat ku u krye studimi ishin në disa nga zonat më të deprivuara të qytetit. Ata u plotësuan me iPad për kopshtet, klasën e parë, klasën e dytë dhe klasën e tretë.

Studiuesit e Stranmillis University College kanë asistuar më pas se si nxënësit, prindërit, drejtorët dhe mësuesit i përdornin për dy vjet.

Studimi theksoi se futja e teknologjisë  ka pasur një ndikim pozitiv në zhvillimin e njohje së shkronjave dhe numrave tek fëmijët. iPads ndihmon fëmijët e vegjël të jenë më të motivuar dhe më të shkathët në klasë, thotë doktoresha Colette Gray, një nga autoret e studimit

Të fundit