Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Ndikimi rus në Shqipëri, Arian Çani: Kjo është lojë brilante e Edi Ramës
Gazetari Arian Çani ka deklaruar në emisionin "360 Gradë" në Ora News se Shqipëria nuk rrezikohet nga ndikimi rus. Sipas tij kjo është një lojë e kryeministrit Rama për t’i bërë presion Bashkimit Europian. “Le të supozojmë një moment që do ta çojë Shqipërinë në Moskë. Ai ka bllof. A ka realisht një rrezik rus në Shqipëri? Unë mendoj se jo, në rajon po! Kjo është lojë brilante e Edi Ramës", ka pohuar gazetari.
Më tej, ai ka komentuar edhe vendimin e Komisionit Evropian që dha rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave për Shqipërinë. Sipas Çanit, hapja e negociatave në qershor është e pamundur pasi Bashkimi Europian ka disa kushte minimale që vendi ynë nuk i plotëson ende duke argumentuar se këtu vazhdon të ikë uji dhe dritat çdo ditë.
“BE ka ca standarde minimale nuk mund t'i japë autorizim një vendi ku vazhdon të ikë uji dhe dritat çdo ditë. BE në qoftë se ne do e meritonim sado pak, nuk mund ta imagjinojmë t'i japë rekomandimin një vendi si Shqipëria. Njerëzit sado të varfër të jenë në këtë vend kanë shkuar një herë jashtë. Ju mendoni se Vlahutin nuk e di. Ky është një vend totalisht i mbaruar”, u shpreh Çani.