Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Ndiqej nga policia, makina përplaset me postbllokun në Elbasan; 5 të plagosur
Një aksident ku janë përfshirë disa automjete është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Librazhd.
Sipas të dhënave të para, nga aksidenti janë plagosur pesë persona, përfshirë edhe një polic, Eugen Abdurrazaku. Mësohet se policia ka qenë në ndjekje të një makine, e cila nuk ka ndaluar. Madje, gjatë ndjekjes janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.
Për ndalimin e mjetit, është ngritur një postbllok në Krastë, por kjo e fundit është goditur nga autori /autorët që po i largoheshin policisë.
Për pasojë, në këtë aksident janë përfshirë edhe mjete të tjera, si dhe një autoshkollë.