Flash News

KRYESORE

Ndjeheni përherë të lodhur pasdite? Edhe 15 minuta gjumë do iu rikthente në formë

Ndjeheni përherë të lodhur pasdite? Edhe 15 minuta gjumë do

Shpesh njerëzit ndjehen të lodhur dhe të përgjumur pas orarit të drekës dhe kjo mund të ndodhë pothuajse çdo ditë.

Sipas Dr. Fiona Kerr, specialiste neurologe nga Universiteti i “Adelaide”, njerëzit janë krijuar për të fjetur dy herë në ditë. Kjo është edhe arsyeja që ata janë shumicën e kohës të lodhur pasdite.

“Privimi i gjumit në përgjithësi ka një numër pasojash negative në procesin krijues dhe për shëndetin e përgjithshëm mendor”, ka thënë ajo për “Telegraph”.

Mungesa e gjumit të pasdites, i cili konsiderohet si ‘gjumi i dytë’ sjell pasoja në vëmendje gjatë punës, lodhje, arsyetim jo-logjik dhe bllokimin e neuroneve të trurit. Kerr shton se ‘gjumi i dytë’ është shumë i rëndësishëm dhe këshillon të gjithë njerëzit që të flenë qoftë edhe 15 minuta gjatë pasdites.

Edhe pak minuta gjumë do të sillnin rritje të vigjilencës dhe ndjenjës të humorit.

Po ashtu gjumi i pasdites ul edhe nivelin e stresit.

Të fundit