Flash News
Grupi parlamentar i PD dorëzon në Kuvend propozimin: Pensioni të rritet në 300 euro
Vendimi për çështjen e vulës, Bardhi: Gjykata e Lartë t’i japë fund absurdit, PD i përket anëtarëve të saj
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
“Ndjehesha ‘fajtore’ që do transmetohej”! Luana i përgjigjet Besës
Pak më parë, Besa ka bërë një postim ku ka shpjeguar për emisionin e sotëm të "Shiko kush luan" në Top Channel, ku vetë këngëtarja është e ftuar.
Ky emision është regjistruar 4 ditë para tërmetit dhe Besa ka vendosur që të mos shfaqet në ekran, duke u solidarizuar plotësisht me tragjedinë, prandaj ajo u tërhoq dhe nga gara e "Kënga Magjike".
Besa shkruante në postimin e saj:
“Të dashur miq!
Kjo është puntata për Festat Kombëtare të 28-29 Nëntorit e « Shiko Kush Luan », xhiruar më datë 22 Nëntor, 4 ditë përpara tragjedisë që goditi vendin tonë. Ndjehesha si « fajtore » që të transmetohej qoftë edhe këtë fundjavë, duke qënë se gëzimi, energjia dhe hareja që kemi përjetuar e përcjellë në paditurinë e çka do të ndodhte disa ditë më pas është maksimale. Por pas shumë kërkesave tuaja në @topchannelalbania @luanavjollca kanë gjykuar se është momenti. Le të shërbejë energjia e përçuar për forcë, shpresë, atdhedashuri e ringritje. Ju dua pa masë! ♥️”.
E ndërsa Luana i ka kthyer përgjigje duke e mbështetur plotësisht:
“Besa ke shpirtin më të bukur në botë! Patjetër që ky emision po transmetohet për të përcjellë gjithë ç’ke shkruar më lart. Të ringrihemi më të fortë se kurrë "