All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

"Ndjej pasiguri gjithë kohës", Selena Gomez jep intervistën e parë pas problemeve me shëndetin

All - Paragraf - 1

Selena Gomez po kalon një periudhë të vështirë shëndetësore. Që pas transplantit të veshkës, duket se Selena nuk pka pasur shumë fat në shëndet. Megjithëse ajo u mundua të shohë jetën me pozitivitet dhe u ribashkua me të dashurin e saj të zemrës, Justin Bieber, ndarja erdhi shumë shpejt dhe kjo ndikoi shumë në gjendjen e Selenës.

All - Paragraf - 3

Sikur mos të mjaftonte kjo, Bieber u martua me modelen Hailey Baldwin dhe kjo e përkeqësoi shëndetin mendor të Selenës, e cila u detyrua të hiqte dorë nga jeta e saj sociale dhe t`i nënshtrohej trajtimit.

Pas disa javësh trajtim, Selena ka dalë nga klinika dhe është duke marrë veten. Ajo ka dhënë intervistën e saj të parë për "Elle" pas problemeve me shëndetin dhe ka treguar për projektin me të cilin po merret:

“Unë dua të fuqizoj femrat. Unë dua të bëj mirë dhe të realizoj sa më shumë muzikë dhe filma. Nuk do të ishte e mundur nëse nuk do të më kishin mbështetur, në fakt e di se ngjan si klishé, por është e vërtetë. Kam menduar gjithmonë se kam dashur të jem një shembull i mirë për të gjithë. Dua të them: Unë po provoj më të mirën time dhe për këtë arsye edhe ti mundesh. Vetëm provo më të mirën tënde, edhe përse është e vështirë. Mos harroni, nuk jeni vetëm. Unë dua të nxjerr jashtë më të mirën tek vajzat me koleksionin e ri. Unë ndjej pasiguri të gjithë kohës, ndihem e çuditshme. Të gjithë miqtë e mi janë pjesë e këtij projekti dhe kanë përmasa të ndryshme trupore. Është bukur t’i shoh të veshin gjërat që ndihen rehat. Unë nuk e di ku do të isha pa miqtë e mi. Më kanë shpëtuar jetën disa herë.”

Të fundit