Flash News

KRYESORE

Përndjek 2 javë të miturën nga Tirana, 26 vjeçari godet policët

Përndjek 2 javë të miturën nga Tirana, 26 vjeçari

Një 26-vjeçar nga Tirana, për dy javë ishte kthyer në makthin e 16-vjeçares me iniciale G.M, të cilën e përndiqte kudo. Policia ka bërë të mundur arrestimin e Klauden Muçogllavës, por ai ka kundërshtuar dhe forcat e policisë, duke i goditur me grushta.

“Arrestimi i këtij shtetasi është kryer, pasi prej dy javësh ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme shtetasen e mitur G.M., 16 vjeçe dhe gjatë përballjes me policinë në banesën e kësaj shtetaseje ka kundërshtuar dhe goditur me mjete të forta punonjësin e policisë, shtetasin A.T., 25 vjeç, banues në Tiranë”- njofton policia.

 Gjithashtu gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 29 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

 Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Përndjekja”, “Kundërshtimi i punonjësit të Rendit Publik” dhe “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 121/a, 236 dhe 283 të Kodit Penal.

Të fundit